Milan mund Venecian dhe i bashkohet Interit në krye, Empoli fiton kundër Cagliari-t

Milan mund Venecian dhe i bashkohet Interit në krye, Empoli fiton kundër Cagliari-t

23:05, 22/09/2021

Milan iu përgjigj fitores së fqinjit të tyre, Inter, teksa kryesojnë renditjen me pikë të barabarta. Kuqezinijtë mposhtën Venecian 2-0 në ndeshjen e javës së pestë të Serie A. Skuadra Lombarde është para Napolit, të cilët do të luajnë nesër në fushën e Sampdoria.

Milanezëve iu desh pak kohë për të mundur rishtarët në elitën e futbollit italian. Golat e Brahim Diaz (68) dhe Theo Hernandez (82) ishin të mjaftueshëm për milanezët. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Empoli fitoi 2-0 ndaj Cagliarit, në një duel mes skuadrave në fund të tabelës. Golashënuesit janë Di Francesco (29) dhe Stulac (69).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco