Luajti në Ligën CONCACAF në moshën 60 vjeçare, historia e 'çmendur' e zëvendëspresidentit të këtij shteti

Luajti në Ligën CONCACAF në moshën 60 vjeçare, historia e 'çmendur' e zëvendëspresidentit të këtij shteti

21:44, 22/09/2021

Për disa persona mosha është thjeshtë një numër, dhe disa histori futbolli na e demostrojnë këtë.

Rasti i fundit vjen nga Surinami, ku zëvendëspresidenti i këtij shteti Roni Brunsvijk ka debutuar në moshën 60 vjeçare në Ligën e Kampioneve të Amerikës së Veriut me Inter Moengotapoe.

Ai është president i klubit të Inter, ekipi i tretë më i madh në Suriname me 10 tituj në kampionat, teksa kur kjo e fundit u ndesh me Olimpia të Hondurasit, ai nuk i rezistoi tundimit për të zbritur vetë në fushë, edhe pse “loja” e tij ishte kryesisht pak hapa në mes të fushës për rreth një orë. Aq sa i mjaftuan për t’u bërë rekordmen për ndeshjet ndërkombëtare në klube në gjithë botën.

Brunsvijk është dënuar në mungesë në Holandë për trafik ndërkombëtar droge dhe është në listën e kuqe të Interpolit. Por në vendin e tij ai është shumë popullor edhe për faktin se falë aktiviteteve të tij të jashtëligjshme, siguronte para të cilat shpesh ua shpërndante njerëzve në rrugë, me raste edhe duke ua hedhur me helikopter.

Pas sfidës së mbrëmshme, ai ka bërë të njëjtën gjë me lojtarët kundërshtarë. Ai ka hyrë në dhomat e  zhveshjeve ku është filmuar duke u shpërndarë lojtarëve miq kartëmonedha para se të largoheshin nga vendi i tij. Një “falënderim” i veçantë, pas humbjes 6-0 që skuadra mike i shkaktoi skuadrës së Brunsvijk.

Kundër klubit Honduran CD Olimpia, ai luajti 54 minuta lojë kur ishte 60 vjeç dhe 198 ditë. Ai është më i vjetër se vetë Konfederata e CONCACAF që kur lindi më 7 mars 1961, ndërsa organizata u themelua më 18 shtator pasardhës. Një moshë kanonike që e bën atë lojtarin më të vjetër që ka luajtur në një ndeshje ndërkombëtare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco