Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Dita 'jo' e Brojës, flet trajneri: Ka potencial, por ka ende për të mësuar

Dita 'jo' e Brojës, flet trajneri: Ka potencial, por ka ende për të mësuar

20:58, 22/09/2021

Pas 2 golave në turin e mëparshëm të Kupës së Ligës, Armando Broja shpresonte të vijonte ecurinë pozitive me fanellën e Southampton.

Por ndaj Sheffield, gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet, teksa sulmuesi shqiptar pa t’i anulohej një gol, teksa në fund shpërdori edhe penallti.

Një natë për t’u harruar për të, edhe pse skuadra në fund ia doli që falë penalltive të kalonte turin. Vetë trajneri Ralf Hasenhutl ka shpjeguar se Broja ka shumë për të mësuar dhe pjesë e mësimit ishte edhe një paraqitje në ndeshja si ajo ndaj Shefild.

“Nuk ishte aq e thjeshtë, sidomos ndaj një skuadre që vjen nga Championship. Në fillim duhet të punosh që të luftosh në ndeshje dhe sipas meje kjo ishte pak problem për të të martën.

Mendoj se nuk u përfshi sa duhet në lojë dhe pastaj është e vështirtë të fluturosh në një ndeshje si kjo. Kjo është ajo të cilën ai duhet ta mësojë.

Ai ka disa cilësi, mund ta shihnim në disa momente që ai ka cilësi, por duhet të punojmë gjithashtu që të vendoset në pozicionet e duhura. Atëherë do të jetë i fortë.

Duhet të punojmë me të. E kam thënë edhe më parë, një i ri me potencial, por ka ende shumë gjëra për të mësuar”, tha  Hasenhutl për sulmuesin shqiptar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco