Allegri merr frymë lehtësisht, Juve arrin fitoren e parë në kampionat

Allegri merr frymë lehtësisht, Juve arrin fitoren e parë në kampionat

20:34, 22/09/2021

Juventus me një mijë probleme mposht 3-2 Spezian në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Serinë A.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh, falë golit të Moise Kean (28 -të). Mirëpo, “Zonja e Vjetër” e pa situatën që t’i shpëtonte nga duart duke pësuar dy gola nga Gyasi (33) dhe Antiste (49).

Në fund, Juve u kthye dhe e mbylli ndeshjen me triumf , pas golave të Chiesa-s (66) dhe De Ligt (72). Ky sukses i parë në këtë kampionat do t’i shërbejë djemve të Allegrit, të cilët ngjiten në vendin e 12 -të, ndërsa klubi i Thiago Motta është i 16 -ti. Në të njëjtën kohë, Salernitana dhe Hellas Verona u ndanë në një barazim  2-2.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco