Zyrtare/ James Rodriguez largohet nga Europa, befason me ekipin e ri

Zyrtare/ James Rodriguez largohet nga Europa, befason me ekipin e ri

18:56, 22/09/2021

Fundi i aventurës për James Rodriguez tek Everton. I afruar si lojtar i lirë, futbollisti kolumbian largohet nga klubi anglez vetëm pas një viti, pasi nuk dëshironte të vazhdonte me tej pas kalimit të Carlo Ancelottit tek Real Madrid.

Një vit nga përfundimi i kontratës me Dhelprat (plus një vit opsional), 30-vjeçari është huazuar tek Al-Rayyan në Katar, një klub i stërvitur nga njëfarë Laurent Blanc. Lajmi sapo është zyrtarizuar nga skuadra e vendit të tetë në kampionatin e Katarit pas dy javësh të luajtura.

James Rodriguez ka një karrierë mjaft të pasur, pasi më herët ka veshur fanellat e klubeve prestigjoze si Porto, Monaco, real Madrid, Bayern Mynih dhe së fundi Everton, ku shkoi sezonin e kaluar me kërkesë të Carlo Ancelottit, por përfundoi jashtë planeve pas largimit të italianit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco