Lajmi i fundit

Rriten shifrat e Covid, 12 vdekje dhe 616 raste të reja

Rrezikonte 12 ndeshje pezullim, Disiplina toleron Joao Felix

Rrezikonte 12 ndeshje pezullim, Disiplina toleron Joao Felix

20:01, 21/09/2021

Kundër Athletic Bilbaos të shtunë (0-0), Joao Félix e nisi si zëvendësues ndeshjen, por prania e tij në fushë zgjati shumë pak, pasi sulmuesi 21 vjeçar në minutën e 78-të u ndëshkua në harkun e pak sekondave me dy kartonë të verdhë, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Në përfundim të ndeshjes, në raportin e arbitrit kryesor, Manzano, cilësohej se kartonin i dytë i verdhë ishte për sjellje josportive dhe sipas "AS" portugezi rrezikonte deri në 12 ndeshje pezullim. Ky është kartoni i parë i kuq për Felix në karrierë dhe Komisioni i Disiplinës është treguar më tolerant këtë herë, duke e dënuar me dy ndeshje pezullim.

Felix humbi ndeshjen përballë Getafes dhe gjithashtu nuk do të jetë i gatshëm dhe për takimin e fundjavës, të shtunën ndaj Deportivo Alaves, përsëri në transfertë. 

Reagimi i Felix pas kartonit, duke goditur topin me forcë, në shenjë reagimi, i ka kushtuar shumë, duke “braktisur” skuadrën në një moment delikat.  Gjithsesi, pas njoftimit, klubi i Atleticos së Madridit ka pranuar se do ta apelojë vendimin dhe pse ka shumë pak orë në dispozicion për të bërë të mundur që portugezi të jetë i gatshëm ndaj Alaves, në të kundërt ai do të jetë në dispozicion vetëm në Champions League, ndaj Milanit dhe për t’u rikthyer në 2 tetor në La Liga, në takimin përballë Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco