Fyerjet ndaj Maignan: Juve nis procedurat për të gjetur përgjegjësit

Fyerjet ndaj Maignan: Juve nis procedurat për të gjetur përgjegjësit

18:32, 21/09/2021

Një episod tjetër racizmi në stadiumet italiane dhe sërish viktimë është një lojtar i Milanit. Pas Bakayoko dhe Kessie, të fyer nga tifozët e Lazios, këtë herë është radha e portierit Mike Maignan . Gjatë nxehjes para ndeshjes me Juve, një person mallkoi dhe ofendoi portierin francez, duke e quajtur atë "zezak, majmun". Juve ka nisur procedurat për të identifikuar personin përgjegjës.

Videoja e asaj që ndodhi, e filmuar me smartphone nga persona të tjerë dhe e hedhur në internet, shpejt u bë virale, duke krijuar indinjatë të madhe. Në të kaluarën pjesa nga ku erdhën ofendimet e tifozit juventinë ka qenë e  mbyllur për episode raciste, në tetor 2018 për koret drejtuar Koulibaly. Dy vjet më parë, klubi kishte identifikuar dhe dëbuar një tifoz në lidhje me episodin. Tani me ndihmën e kamerave, Juve shpreson t'i japë  të njëjtit fund tifozit racist.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco