De Boer mbron publikisht Koeman: Në Barcelonë nuk po e respektojnë

De Boer mbron publikisht Koeman: Në Barcelonë nuk po e respektojnë

17:37, 21/09/2021

Ronald de Boer , bashkatdhetar i Ronald Koeman dhe ish -lojtar i Barcelonës, i doli në mbrojtje trajnerin aktual të blaugranëve pas rezultateve zhgënjyese në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve: "Barcelona po kalon një moment të vështirë dhe tani mendoj se qetësia është gjëja më e rëndësishme.

Duhet të kuptojnë se çfarë nuk shkon me ekipin, duhet të jenë të durueshëm me lojtarët e rinj dhe t'i besojnë Koeman. Ronald është trajner shumë i mirë, ka zemër blaugrani dhe jam i bindur se do ketë sukses në të ardhmen. Por ata nuk e respektojnë”, tha De Boer për “Mundo Deportivo”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco