Grabiti një apartament në zonën e Barit, arrestohet vëllai i Antonio Cassano-s

Grabiti një apartament në zonën e Barit, arrestohet vëllai i Antonio Cassano-s

16:47, 21/09/2021

Giovanni Cassano, vëllai nga babai i ish-futbollistit Antonio, u arrestua me akuzën e vjedhjes për grabitjen e një apartamenti në Sannicandro, një komunë midis Barit dhe Modugno.

Grabitja daton në 10 qershor. Cassano, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tjerë ende të paidentifikuar, thyen xhamat dhe hynë në shtëpi duke marrë bizhuteri, tre Rolex dhe një shumë praj 30 mijë eurosh.

Por nga kamerat e sigurisë është identifikuar pikërisht nga shtati i tij i shkurtër si dhe një tatuazh.

Kështu, policia e Barit e ka arrestuar dhe gjatë kontrolleve i ka gjetur në shtëpi edhe kapuç për vjedhje dhe paruke, që ai me sa duket përdorte vazhdimisht për t’u larguar nga banesa, ndonëse si teori po vuante masën e arrestit në shtëpi.

Giovanni Cassano njihet në botën e krimit në qytetin e Barit si një hajdut dhe kohët e fundit ishte në arrest shtëpie, për shkelje të ndryshme, Por me sa duket 49-vjeçari i njohur në Bari si “Giovanni u curt” për shkak se është i shkurtër me trup, ka përfunduar përsëri pas hekurave të qelisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco