Messi humb ndeshjen kundër Metz, në pikëpyetje edhe për duelin kundër Manchester City-t

Messi humb ndeshjen kundër Metz, në pikëpyetje edhe për duelin kundër Manchester City-t

16:28, 21/09/2021

PSG ka konfirmuar se Lionel Messi ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë, i cili do të kërkojë ekzaminime të mëtejshme.

Kwshtu, argjentinasi, i cili u largua nga Barcelona këtë verë, nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e ardhshme të PSG kundër Metz.

"Lionel Messi, pasi u godit në gjurin e majtë, kreu ekzaminime këtë mëngjes duke konfirmuar dëmtimin në gjurin e majtë”, shkroi klubi në faqen e tij të internetit.

Messi, bëri debutimin me PSG-në kundër Reims ku e nisi nga stoli, ndërsa e nisi si titullar kundër Lyon fundjavën e kaluar ku iu shfaq një problem në gjurin e majtë.

Ata fituan pas një përmbysjeje 2-1, por Messi doli nga loja kur rezultati ishte 1-1 dhe dukej i mërzitur me vendimin e trajnerit Mauricio Pochettino.

Tekniku argjentinas mbrojti vendimin e tij për zëvendësimin e legjendës së futbollit dhe minimizoi thashethemet për konfliktin e tyre.

PSG pret kampionët anglezë Manchester City për ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por Messi është në pikëpyetje për duelin kundër ish -trajnerit Pep Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco