Ëndërrojnë titullin kampion , trajneri ul me ‘këmbë në tokë’ tifozët

Ëndërrojnë titullin kampion , trajneri ul me ‘këmbë në tokë’ tifozët

15:55, 21/09/2021

Një paraqitje  e mirë e Milanit ka bërë që dhe tifozët të ëndërrojnë për titullin kampion të Italisë.

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni i ka mbajtur tifozët me “këmbë në tokë”, duke deklaruar se objektivi kryesor i Milanit për këtë sezon është vetëm vendi i katërt që të dërgon në Uefa Champions League.

Paolo Scaroni pohoi nismën e skuadrës për të krijuar një stadium të ri, i cili do të jetë modern dhe do të rrisë shikueshmërinë me 50% më shumë.

“Objektivi i Milanit për buxhetin që ka është vendi i katërt, pastaj nëse arrijmë më shumë do të ishim të lumtur. Ibrahimovic? Shpresoj qe të jetë gati në ndeshjen e rradhës në Champions.

 Stadiumi i ri? Ne kemi nevojë per një stadium të ri, jo vetëm Milan, por e gjithë Italia ka nevojë për stadiume moderne. Kur një stadium është modern, kapaciteti rritet me 50% te spektatorëve”- deklaroi Scaroni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco