Krisje tek ‘Zonja e Vjetër’, shpërthen Allegri: Kisha besim te Kieza, më zhgënjeu

Krisje tek ‘Zonja e Vjetër’, shpërthen Allegri: Kisha besim te Kieza, më zhgënjeu

15:08, 21/09/2021

Massimiliano Alegrit, nuk i del e keqja me ekipin.Bardhezinjtë mendonin se e kishin në dorë ndeshjen me kuqezinjtë,por gabimet në pjesën e dytë i kanë kushtuar Juventusit.

Trajneri nuk ka kursyer kritikat për lojtarët, duke ju treguar dhe njëherë se po luajnë për një klub elitar si Juventusi.

“Kieza hyri në një moment të vështirë të ndeshjes, por unë kisha nevojë për të, për të mbajtur topin në gjysmëfushën e Milanit, por nuk e bëri asnjëherë. Federiko duhet të rritet dhe të fitojë vetëbesim, pasi cilësitë nuk i mungojnë dhe mbi të gjitha duhet të nisë të kuptojë se ka ardhur te Juventusi”. Mos ndoshta nga ana e Alegrit kjo deklaratë është një strategji?

Ndoshta jo, për faktin se vërtet nuk ishte parë asnjëherë një Kieza në aq vështirësi sa dje me Milanin dhe madje në aksionin kur Kalulu rrezikoi që të dërgonte shifrat në 2-1 për kuqezinjtë, sulmuesi hezitoi që ta ndiqte anësorin e “Djallit” duke i lënë rrugë të hapur dhe i qetë.

 

Duke “goditur” Kiezën, i cili është ndër të rinjtë e pakët që ka treguar se është i denjë për bluzën e Juves, pas edhe një Europiani si protagonist absolut.

 

Alegri kërkon të zgjojë edhe pjesën tjetër të skuadrës, e cila nuk i përgjigjet, si shpërthimi i tij pas vërshëllimës finale:

“Ku… zhulse! Po luani te Juventusi m…”, shprehu trajneri bardhezi, teksa i drejtohej tunelit që të dërgonte në dhomat e zhveshjes i tërbuar.

 

 Gjithsesi, e sigurt është që te “Zonja e Vjetër” diçka është krisur dhe ndoshta Alegri me të drejtë kërkonte diçka më shumë edhe nga Kieza, të cilin edhe pse e kurseu ndaj Napolit, duke qenë se klinikisht ishte rikuperuar, i lejoi që të rikuperonte energjitë dhe të shpërthente me Milanin, qoftë edhe në ato pak minuta ku ai di ta bëjë gjithmonë diferencën.

Tani, se si do të shkojë kjo situatë do të mësohet të mërkurën, kur Juventusi të udhëtojë në Specia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco