Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Napoli i pandalshëm, ‘poker’ ndaj Udineses dhe merr i vetëm kreun e Serie A

Napoli i pandalshëm, ‘poker’ ndaj Udineses dhe merr i vetëm kreun e Serie A

22:47, 20/09/2021

Napoli vazhdon startin perfekt të Serisë A me një fitore shumë të rëndësishme që e katapulton të vetëm në kryesimin e kampionatit.

Ekipi i Luçiano Spaletit ka mundur me shifrat 4-0 Udinesen në transfertë në një sfidë që kishte si protagonist edhe Amir Rrahmanin.

Napolitanët diktuan shpejt ritmin e tyre dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 24-t me anë të Osimhen.

Në minutën e 35-të ishte radha e Rrahmanit që të linte shenjën e tij në këtë duel, pasi gjeti rrjetën falë skemës perfekte të napolitanëve.

Kulibali çoi rezultatin në 3-0 që në minutën e 52-të duke bërë të qartë se kjo sfidë nuk kishte kthim prapa për Udinesen dhe në fund të duelit, ishte Lozano ai që vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Suksesi i katërt në katër ndeshje bën që Napoli të jetë skuadra e vetme me pikë të plota në startin e Serisë A, duke lënë pas ndjekësit e afërt si Inter e Milan, e sidomos duke qenë që tani me një bonus të rëndësishëm prej 10 pikësh ndaj Juventusit që mbylli javën e katërt si e parafundit në klasifikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco