VIDEO/ Shpërthen Alegri: Dreqi e mori, edhe duan të luajnë me Juven...

VIDEO/ Shpërthen Alegri: Dreqi e mori, edhe duan të luajnë me Juven...

20:02, 20/09/2021

Juventusi barazoi me Milanin në ndeshjen e cila u luajt në Torino.

Bardhezinjtë mendonin se e kishin në dorë ndeshjen me kuqezinjtë por gabimet në pjesën e dytë i kushtuan shtrenjtë Masimiliano Alegrit, i cili nuk e priste një rezultat të tillë,ky rezultat ka sjellë nervozizëm duke u vënë re dhe nga tifozët.

Alegri është filmuar nga një tifoz teksa hynte në dhomat e zhveshjeve.

Duke shkuar drejt tunelit, Alegri nuk është përmbajtur dhe dëgjohet teksa shpërthen kundër lojtarëve të tij. “Dreqi e mori. Edhe duan të luajnë me Juven…”, dëgjohen fjalët e teknikut i cili në këtë mënyrë shprehte pakënaqësinë ndaj lojtarëve të vet, .

Video ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale dhe natyrshëm që nuk do të ndihmojë për të qetësuar klimën në klubin bardhezi pas një starti të tmerrshëm të Serisë A, ku ekipi e sheh vetën në zonën e ftohtë të klasifikimit pas katër javëve të para si rrallëherë në historinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco