Real-Barça-Juve gjejnë mbështetjen e gjykatës, nis procesi kundër Çeferin

Real-Barça-Juve gjejnë mbështetjen e gjykatës, nis procesi kundër Çeferin

18:29, 20/09/2021

Gjykatësi i Madridit, Manuel Ruiz de Lara, i ka dhënë 5 ditë afat UEFA-s që të anulojë të gjitha masat kundër klubeve themeluese të Superligës si dhe ta publikojë këtë në faqen e saj, përndryshe do të nisë proces kundër Çeferin për mosbindje ndaj gjykatave europiane.

Në vendimin e gjykatës UEFA cilësohet “në kufirin e shtetit të së drejtës, në promovim të hapur të praktikave që komprometojnë parimin e kompetencës së lirë në merkato në lidhje me organizimin e kompeticioneve të futbollit profesionist në Bashkimin Europian”.

Një lëvizje që duket qartësisht që mbështet pozicionin e treshes Real-Barça-Juve, e që do të shërbente për të turpëruar Çeferin publikisht më shumë se për të ringjallur Superligën pasi klubet u tërhoqën më tepër nga reagimi i tifozëve sesa nga kërcënimet e UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco