Tifozët e Lacios surprizojnë portierin e Kombëtares, Strakosha shpërthen në lot

Tifozët e Lacios surprizojnë portierin e Kombëtares, Strakosha shpërthen në lot

12:55, 20/09/2021

Strakosha bëri një gabim duke shënuar autogol në ndeshjen e Europa League ndaj Galatasaray, duke i shkaktuar humbjen Lazios.

Por tifozët e Lazios e kanë mbështetur portierin shqiptar, duke  shpalosur një pankartë fantastike në përkrahje të Strakoshës.

“Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”, shkruhej në pankartën e tifozëve të Lazios.

Kjo ka bërë që Strakosha të shpërthej në lot, teksa portieri shqiptar ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram për gjestin e madh të lacialëve.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeva duke hyrë në fushë mes duartrokitjeve plot dashuri dhe më pas te banderola që kishte emrin tim.

“U përpoqa t’i mbaja lotët, por nuk munda. E vetmja gjë që mund të them është që i falënderoj shumë tifozët e Lazios për dashurinë dhe mbështetjen”.

“Ky moment do të mbetet në zemrën time përgjatë gjithë jetës. Tani të punojmë për ta sjellë Lazion aty ku e meriton”, ka shkruar Strakosha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco