Kategoria Superiore/ Ja kur luhen pesë sfidat e javës së tretë

Kategoria Superiore/ Ja kur luhen pesë sfidat e javës së tretë

21:03, 19/09/2021

Sfida mes Laçit dhe Kukësit do të ngrejë siparin e kësaj javë të tretë. Kjo përballje do të startojë ditën e shtunë (25 shtator), në orën 13:45, për të vijuar më pas me dy duelet spektakolare atë mes Teutës dhe Dinamos si dhe Partizani-Vllaznia.

Teuta dhe Dinamo do të ndeshen në orën 16:45, ndërkohë që mbrëmja do të kulmojë me takimin Partizani-Vllaznia. Dita e diel (26 shtator) ka rezervuar dy sfidat të cilat do të luhen në orare paralele (13:45).

Në Rrogozhinë Egnatia do të presë Skënderbeun e Migen Memellit, ndërkohë që në Kamzë do të zhvillohet dueli mes Kastriotit dhe Tiranës. Ja axhenda e plotë:

JAVA E 3-TË E KATEGORISË SUPERIORE:

E SHTUNË (25 SHTATOR)

Laçi-Kukësi ora 13:45

Teuta-Dinamo ora 16:45

Partizani-Vllaznia ora 19:45

E DIEL (26 SHTATOR)

Egnatia-Skënderbeu ora 13:45

Kastrioti-Tirana ora 13:45

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco