Formacionet zyrtare PSG-Lion, Shaqiri përballë Messit

Formacionet zyrtare PSG-Lion, Shaqiri përballë Messit

20:39, 19/09/2021

Liga 1 franceze do të mbyllet me supersfidën PSG-Lion. Një ndeshje me histori sa i përket të dyja skuadrave, të cilat e quajnë dhe si derbi.

Trajneri Mauricio Poçetino nuk i ka kursyer yjet në këtë ndeshje duke hedhur menjëherë në sulm treshen Mesi, Nejmar dhe Mbape. Ylli argjentinas do të debutojë në kampionatin francez pasi u aktivizua vetëm 25 minuta në sfidën ndaj Reimsit tre javë më parë.

Nga ana tjetër, Lioni do të zbresë në fushë me Xherdan Shaqiri. Sulmuesi nga Gjilani do të ketë një detyrë të vështirë sonte, duke sfiduar Mesin dhe shokët e tij. Sfida pritet mjaft interesante dhe me spektakël ku nuk mund të përjashtohet ndonjë rezultat surprizë.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco