Formacione zyrtare/ Juventus-Milan, ja si rreshtohen dy skuadrat në supersfidën e Seria A

Formacione zyrtare/ Juventus-Milan, ja si rreshtohen dy skuadrat në supersfidën e Seria A

20:08, 19/09/2021

Juventusi dhe Milani përballen sot në një duel vendimtar që mund të përcaktojë fatin e sezonit që tani për bardhezinjtë.

Ata janë 9 pikë larg kreut dhe nëse marrin një goditje tjetër, për skuadrën e Alegrit do të bëhej thuajse e pamundur të kishte pretendime për vendin e parë që tani qoftë edhe nga goditja psikologjike.

Trajneri i Juventusit ka bërë vetëm një ndryshim në krahasim me ekipin që fitoi në Champion ndaj Malmoe, duke vendosur Kielinin në vend të De Ligt. Vazhdon të mbetet jashtë Kieza, me dyshen e sulmit titullare Dibala-Morata.

Ndërsa Stefano Pioli ka dy risi në formacion, me njërën të detyruar për shkak të dëmtimit të Kalabria. Tomori është vendosur në të djathtë të mbrojtjes, me Romanjolin në qendër. Menja ia del nga minuta e parë, ndërsa Tonali është titullar në qendër përkrah Kesi.

Juventus (4-4-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini, Aleks Sandro; Kuadrado, Bentankur, Lokateli, Rabio; Dibala, Morata.
Trajner: M. Alegri

Milan (4-2-3-1): Menja; Tomori, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Tonali, Kesi; Selemakers, Diaz, Leao; Rebiç.
Trajner: S. PioliImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco