Chelsea triumfon në derbin e Londrës, i tregon forcën Totenhemit

Chelsea triumfon në derbin e Londrës, i tregon forcën Totenhemit

19:54, 19/09/2021

Chelsea ka marrë një fitore të pastër 0-3 përballë Totenhemit duke treguar forcën dhe ambiciet që kanë për sezonin e ri.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Tiago Silva hapi siparin e golave duke shënuar të parin në minutën e 49-të pas një asisti të Markos Alonsos.

8 minuta më vonë, ishte radha e mesfushorit Kante i cili dyfishoi shifrat me një supergol. Në minutën e fundit të takimit, një tjetër mbrojtës, kësaj radhe Rudiger, hipotekoi fitoren e londinezëve në 0-3.

Skuadra e Tuhel merr kështu kryesimin e kampionatit në pikë të barabarta me Mançester Junajtid dhe Liverpulin, por blutë kanë golavarazh më të mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco