Një trajner i ri për Turqinë, gjermani zëvendëson Senjol Gynesh

Një trajner i ri për Turqinë, gjermani zëvendëson Senjol Gynesh

19:43, 19/09/2021

Senjol Gynesh u shkarkua si trajner i Turqisë si pasojë e humbjes turpëruese 6-1 kundër Holandës,.

Federata Turke ka zgjedhur një emër i cili deri pak muaj më parë shihej si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Gjermanisë.

Në pankinën e Turqisë do të ulet Stefan Kuntz, i cili që nga viti 2016 drejtonte ekipin U21 të Gjermanisë. Federata Turke bëri të ditur se ka arritur akordin me teknikun për të marrë drejtimin e skuadrës që në ndeshjet e tetorit të ekipit kombëtar.Image

Kuntz ia ka dalë që në tre edicionet e fundit të çojë në finalen e Europianit Gjermaninë U21, duke fituar ato të viteve 2017 dhe 2021. Ai shihej si pasardhësi më i mundshëm i Joakim Lëv, derisa në skenë doli Hansi Flik i cili la Bajernin për të marrë drejtimin e Gjermanisë, Megjithatë, ai vlerësohet jashtëzakonisht shumë në Federatën Gjermane dhe të gjithë parashikojnë që në një të ardhme jo shumë të largët, ai do të jetë në pankinën e përfaqësues së vendit të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco