Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Interi në tension, Kristian Eriksen vendos për të ardhmen e tij

Interi në tension, Kristian Eriksen vendos për të ardhmen e tij

18:16, 19/09/2021

Pas incidentit të pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës në Kampionatin Europian, Kristian Eriksen po shkon drejt rikuperimit.

Interi i dha kohë të plotë mesfushorit të ndjekë rikuperimin e tij duke mos e larguar nga skuadra. Sidoqoftë, nuk dihet ende nëse Eriksen do të mund të luaj më në Itali, pasi rregullat nuk e lejojnë një futbollist me defribilator në zemër të zbresë në fushën e lojës.

Por mediat daneze kanë bërë publike një hipotezë të re sa i përket të ardhmes së 29-vjeçarit. Sipas ‘’Sport Fyb’’, Eriksen po përgatitet të rikthehet në Danimarkë për të vazhduar karrierën futbollistike dhe skuadra e zgjedhur nga vetë mesfushori është Odense, pikërisht aty ku u rrit si futbollist.

Kontaktet kanë nisur dhe shumë shpejt mund të ketë një konkretizim të marrëveshjes, teksa zikaltrit do të humbisnin një ‘’as’’ në mesfushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco