Sergio Ramos i dëmtuar, Pochetini tregon se kur do rikthehet në fushë

Sergio Ramos i dëmtuar, Pochetini tregon se kur do rikthehet në fushë

17:51, 19/09/2021

Sergio Ramos ende nuk ka qenë në gjendje të bëjë debutimin e tij te PSG për shkak të një dëmtimi.

Kur do të kthehet ish-kapiteni i Real Madridit?

Mauricio Pochettino përgjigjet në konferencën për shtyp: “Nuk ka një datë se kur do të jetë përsëri në dispozicion, por ne jemi optimistë: ai së shpejti do të jetë në gjendje të bashkohet në stërvitje me ne.

Ai është në fazën e rimëkëmbjes, është mirë moralisht.

Është e qartë se lojtari gjithmonë dëshiron të luajë, kjo e bën atë të lumtur. Por ne jemi të qetë dhe ai duhet të jetë gjithashtu. Kur të shërohet plotësisht dhe të arrijë nivelin e shokëve të tij të skuadrës, ai me siguri do të ketë shansin për të luajtur dhe shpresojmë që do të jetë së shpejti”, u shpreh Pochetini në deklaratën e tij.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco