Superiore/ Vllaznia kërkon 'hakmarrjen' ndaj Teutës, Skënderbeu sfidon Partizanin

Superiore/ Vllaznia kërkon 'hakmarrjen' ndaj Teutës, Skënderbeu sfidon Partizanin

11:17, 18/09/2021

Pas sfidës së ditës së djeshme mes Dinamos dhe Laçit e cila u mbyll në barazim 1-1, java e dytë e Superiores vijon këtë të shtunë me dy sfida interesante.

Padyshim që supersfida luhet në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës (19:45). Përballja e këtyre dy skuadrave po merr  konture të rivalitetit të veçantë.

Durrsakët arritën t’i merrnin kampionatin sezonin e shkuar shkodranëve, dhe në nisje të sezonit të ri i morën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Kështu, kuqeblutë janë të etur për fitore dhe në këtë takim do të tentojnë hakmarrjen.

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, pritet të hedhë të njëjtin formacion si në fitoren me Laçin. Për Edi Martinin e Teutës, një mungesë e vetme, ajo afatgjatë e Lorenco Vilës, me trajnerin që, besnik ndaj motos “skuadra që fiton nuk ndryshohet”, pritet të prezantojë të njëjtin formacion si në sfidën hapëse të kampionatit.

Takimi tjetër është ai mes Skënderbeut dhe Partizanit (16:45). Korçarët, pas humbjes me Tiranën, shohin një tjetër rival kreyqytetas, të kuqtë e Ilir Dajës, që e nisën me këmbën e gabuar përballë Teutës dhe tani shkojnë në Korçë me opsionin e vetëm fitoren. Një sezon i ri sapo ka nisur dhe emrat vlejnë pak, pavarësisht se Partizani i Dajës niset ndoshta me petkun e favoritit në këtë aspekt.

Për bardhekuqtë do të mungojë në mbrojtje një ndër lojtarët kryesorë, Zguro, i ndëshkuar pikërisht ndaj bardhebluve dhe me shumë mundësi do të zëvendësohet nga Vrapi.

Mungesë e rëndësishme në kampin tjetër ajo e Arinaldo Rrapajt, lojtar që Daja i beson, faktor që i hap dyert e 11-shes titullare një prej afrimeve të rëndësishme Ergys Kaçe apo Esat Mala, me këtë të fundit të favorizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco