Tifozët e Dortmund janë të zemëruar me fanellat e reja, Puma u kërkon falje

Tifozët e Dortmund janë të zemëruar me fanellat e reja, Puma u kërkon falje

10:25, 18/09/2021

Një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe më të famshëm të veshjeve sportive në botë - Puma, u kërkoi falje tifozëve të Borussia Dortmund për fanellat e reja pa stemën në pjesën e përparme.

Fanellat që janë prodhuar për të luajtur në Kupën e Gjermanisë janë bërë në mënyrë që stema e Borussia praktikisht të mos jetë e dukshme në pjesën e përparme.

ImagePas ndeshjes kundër Besiktas, në të cilën lojtarët e këtij klubi mbanin fanellën e përmendur, tifozët reaguan ashpër dhe shpërthyen ndaj Pumës, pasi stema nuk ishte e dukshme në pjesën e përparme, dhe menjëherë pas kësaj, menaxherët e kompanisë sportive kërkuan ndjesë dhe premtuan se gjëra të tilla nuk do të ndodhin përsëri në të ardhmen.

"Ne jemi të prekur nga zemërimi i tifozëve dhe duam t'u kërkojmë falje. I kemi marrë mesazhet tuaja dhe këtë do ta kemi parasysh kur të krijojmë fanellat e radhës, ashtu siç kemi bërë në të kaluarën," tha CEO i Puma Bjorn Gulden.

Mediat gjermane shtojnë se Borussia u përpoq ta zgjidhë këtë problem, por që nuk ishte e mundur për shkak të së njëjtës ngjyrë. Në fund, thuhet se nuk mund të përdorin setin e ri sepse e kanë regjistruar fanellën për këtë sezon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco