Pele siguron fansat pasi u kthye në spital: Po shërohem, faleminderit për gjithë dashurinë

Pele siguron fansat pasi u kthye në spital: Po shërohem, faleminderit për gjithë dashurinë

09:57, 18/09/2021

Legjenda e futbollit brazilian Edson Arantes do Nascimento, i njohur nga të gjithë si Pele, u shtrua sërish në spital në Sao Paulo këtë të premte.

Tifozë në mbarë botën ishin të shqetësuar për gjendjen e tij, por që për fat të mirë nuk duhet të merakosen, pasi gjendja e Peles është mjaft e mirë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pele ka njoftuar tifozët se gjithçka është mirë dhe nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.

Pele iu nënshtrua një operacioni të martën për shkak të kancerit në zorrën e trashë. Operacioni shkoi pa asnjë problem, por dje pati komplikime të vogla dhe Pele u shtrua në spital për siguri. Sidoqoftë, në rrjetet sociale, ai përshëndeti të gjithë fansat e tij dhe tha se po shërohej.

Image

"Miq, unë jam ende duke u shëruar. Sot jam vizituar nga anëtarët e familjes dhe vazhdoj të qesh çdo ditë. Faleminderit për gjithë dashurinë që marr nga ju", ka shkruar Pele.

Pele ka vite që ka probleme me ijet, kjo është arsyeja pse nuk mund të ecë pa ndihmë shtesë , dhe vitet e fundit ka bërë operacione në veshka dhe prostatë.

Futbollisti i famshëm brazilian kujtohet si i vetmi në histori që fitoi tre Kupat e Botës. Shumë e konsiderojnë atë futbollistin më të mirë që bota ka parë ndonjëherë, dhe sigurisht që klasifikim është gjithnjë e më pak i vlefshëm me ardhjen e brezave të rinj, por edhe futbollistë të rinj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco