Shkëmbi: Na iku fitorja nga duart, mungon një penallti për ne

Shkëmbi: Na iku fitorja nga duart, mungon një penallti për ne

09:05, 18/09/2021

Dinamo ishte shumë pranë fitores, por një gol i Roganovic në minutën e 91-të barazoi shifrat duke ndarë nga një pikë me Laçin.

Pikërisht ky fakt ka mërzitur jo pak trajnerin Shkëmbi, që në intervistën pas ndeshjes analizoi takimin dhe deklaroi se duhej të kishin bërë më mirë në finalizim.

Vuajtët fillimin agresiv, por më pas e kontrolluat. E kishit parashikuar kështu?

“Nuk e kishim parashikuar, por erdhi i tillë fillimi i ndeshjes, Hymë në lojë me shumë vonesë dhe vuajtëm shumë në 20 minutat e para, por u përmirësuam me kalimin e minutave. Dominuam lojën në shumë momente më pas, por futbolli është i tillë, që rastet e krijuara duhet t’i bësh gol.”

A i ke parë episodet që sot u vendosën nga VAR-i? Cili është opinioni juaj për këto?

“Nuk kam dëshirë të komentoj vendimet e arbitrave pas ndeshjes, megjithatë më kanë thënë që ishte një penallti për ne. Nuk do të hyj në polemika gjithsesi,” u shpreh Shkëmbi për SuperSport.

Deri ku mund të shkojë Dinamo?

Unë jam i bindur që do të bëjmë një kampionat shumë të mirë, pasi klubi është organizuar mirë dhe ka sjellë lojtarë shumë cilësorë. Kjo ma shton ndjeshëm besimin se do të përfaqësohemi në mënyrë dinjitoze.

Dukeni pak i mërzitur për këtë barazim?

Një barazim ndaj Laçit nuk është fundi i botës, por kur të ikën fitorja në minutat e fundit, “djeg” më shumë. Megjithatë nuk jam i mërzitur, thjesht pak i lodhur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco