'Donnarumma nuk është tradhëtar', Raiola: Pogba e do Torino -n, gjithçka varet nga Juventusi

'Donnarumma nuk është tradhëtar', Raiola: Pogba e do Torino -n, gjithçka varet nga Juventusi

08:45, 18/09/2021

Agjenti i futbollistëve, Mino Raiola ka thënë se Paul Pogba mund të kthehet tek Juventus.

Raiola tha në një deklaratë për Rai Sport se Pogba ende e do Juventusin dhe se është e mundur të kthehet në radhët e Zonjës së Vjetër.

"Paul Pogba është jashtë kontratës në qershor, kështu që ne do të flasim me Manchester United dhe do të shohim se çfarë ndodh. Juventus? Paul ende e do Torinon. Ka një shans që Pogba të kthehet në Juventus, por kjo varet edhe nga planet e klubit," tha Raiola.

Raiola përfundoi transferimin e Gianluigi Donnarumma nga Milano në PSG në merkaton e kaluar. Portieri i ri u largua nga klubi i tij i shtëpisë falas, ku mori shansin në moshën 16 vjeç.

Edhe pse Donnarummi  i zemëroi të gjithë në Milano për largimin nga klubi, Raiola thekson se fajin e kanë kuqezinjtë.

"Ajo e Donnarummës nuk ishte një tradhti dhe më vjen shumë keq që u trajtua ashtu nga tifozët e Milanit. Ai mori vendimin e jetës. Besoj se Juventus është penduar që nuk e mori, dhe jo vetëm Juve. Pa dyshim, do të jetë portieri i parë i PSG," shtoi Raiola.

Transferimi përfundimtar i Pogba verën e ardhshme mund të jetë i pari në një seri transferimesh të mëdha pasi një numër i madh i yjeve të futbollit në botë mbeten pa kontrata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco