Kthim në Serinë A pas shumë vitesh, Tiago Mota: Manaj është gati

Kthim në Serinë A pas shumë vitesh, Tiago Mota: Manaj është gati

08:26, 18/09/2021

Pas gati 5 vitesh, sulmuesi shqiptar Rei Manaj kthehet të luaj në elitën e futbollit italian, Serinë A. Sulmuesi 24 vjeçar, asokohe ishte pjesë e Peskarës dhe po mundohej të bënte emër në njw prej kampionateve më të fortë në Europë.

Por gjërat nuk shkuan siç pritej she pas vetëm 12 ndeshjesh e 2 golash me atë klub, Manaj shkoi për një gjysmë edicioni në Serinë B e më pas nisi rrugëtimin e tij në futbollin spanjoll.

Kanë kaluar më shumë kohë e tani Manaj është gati të tregojë sa vlen në elitë, pasi ka bërë eksperienca të rëndësishme që nga ajo herë e fundit. Tani ai vjen me dëshirën për të qenë protagonist kryesor, edhe pse përsëri në një skuadër të vogël si Specia që ka si objektiv të mbijetojë.

Sulmuesi ishte në stol në ndeshjen e javës së kaluar, por tani duket se do të japë kontributin e tij në duelin ndaj Venecias. “Është gati”, ishte përgjigja e trajnerit Tiago Mota sot në konferencë për shtyp kur u pyet për Manajn dhe nëse mund të luante që nga minuat e parë. Një sinjal i qartë se momenti i sulmuesit shqiptar ka ardhur dhe ai do të ketë mundësinë që të bëjë realitet atë që ka premtuar prej kohësh, që do të jetë një protagonist në elitën e futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco