Frikë për Pelen, legjenda rikthehet në terapinë intensive

Frikë për Pelen, legjenda rikthehet në terapinë intensive

22:16, 17/09/2021

BRAZIL-Pele është shtruar përsëri në spital në kujdesin intensiv në spitalin Albert Einstein në Sao Paolo, ku “O’Rei” ishte shtruar që nga 31 gushti dhe u operua më 4 shtator për shkak të kancerit në zorrën e trashë.Në fakt, në orën e fundit ka pasur një përkeqësim të lehtë të gjendjes shëndetësore së 81-vjeçarit i cili ishte larguar nga kujdesi intensiv vetëm dy ditë më parë, duke i siguruar të gjithë përmes rrjeteve sociale.

“Unë jam më i lumtur çdo ditë, gati për të luajtur 90 minuta dhe madje edhe kohën shtesë, do të jemi së shpejti bashkë! “. Sipas ‘Espn Brasil’, Pele në fakt kishte një problem refluksi mbrëmë, prandaj si një masë paraprake, mjekët vendosën ta mbanin përsëri nën kujdesin intensiv.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco