Braithwaite operohet me sukses, koha e riaftësimit e papërcaktuar

Braithwaite operohet me sukses, koha e riaftësimit e papërcaktuar

15:47, 17/09/2021

Martin Braithwaite ka kryer me sukses operacionin në gjurin e majtë. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Barcelonës përmes një postimi në faqen zyrtare. Sulmuesi danez pësoi dëmtim në ndeshjen e tretë të kampionatit, në sfidën përballë Getafes.

Pavarësisht se në fillim nuk kishte asnjë konfirmimin për riaftësimin, u fol se lojtari do të mungonte 3-4 muaj.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe, pas përfundimit me sukses të operacionit, koha e riaftësimit të 30-vjeçarit do të rivlerësohet. Braithwaite fillimisht u përpoq ta trajtonte dëmtimin në mënyrë më të thjeshtë, por gjasat nuk shkuan sipas planit dhe ai u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni, që fatmirësisht kaloi me sukses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco