Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Brdaric: Kemi disa gjëra pezull me Teutën

Brdaric: Kemi disa gjëra pezull me Teutën

15:14, 17/09/2021

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, ku nuk e fshehu dëshirën për hakmarrje sportive ndaj durrsakëve, të cilët i morën kampionatin sezonin e shkuar dhe Superkupën.

Të gjithë mezi po e presim këtë ndeshje dhe jemi gati Të gjithë janë të inkurajuar për të dhënë kontributin e tyre dhe për t’u përmirësuar. Kjo është një thirrje edhe për tifozët tanë, duam që të jemi gati në çdo lloj mënyre të mundshme. Nesër është një ndeshje e madhe, do të luajmë me Teutën, kemi disa gjëra pezull me ata. Nuk duhet të flasim shumë, të gjithë janë më se të përqendruar për ndeshjen.

Vllaznia shënoi 5 gola në ndeshjen e parë, por po aq e vërtetë është se pësoi tre. Dy aspekte të ndryshme që ofrojnë shije dhe detyra të ndryshme në syrin e një trajneri.

Kemi biseduar me lojtarët për ndeshjen e kaluar dhe jemi mjaft të kënaqur që shënuam 5 gola. Megjithatë, kemi folur edhe se si i pësuam tre, mendoj se kemi qenë mjaft të përkushtuar gjatë stërvitjes së kësaj jave dhe jemi stërvitur mirë. Synojmë që të arrijmë një rezultat pozitiv. Fitorja ndonjëherë arrihet edhe me një gol, nuk i dihet kurrë, sepse varet edhe si shkon ndeshja. Duhet të përmirësohemi akoma më shumë në mbrotje. Ne, si Vllazni, jemi një ekip ofensiv. Ne nuk duam të ndryshojmë parimet dhe bazat tona në lidhje me këtë gjë. Mendoj se dhe tifozët identifikohen më këtë lloj loje që ne bëjmë dhe e shikojnë veten e tyre te kjo lojë që ne bëjmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco