Higuain paralajmëron tërheqjen nga futbolli dhe zbulon pasuesin e tij tek Inter Miami

Higuain paralajmëron tërheqjen nga futbolli dhe zbulon pasuesin e tij tek Inter Miami

11:42, 17/09/2021

Për Gonzalo Higuainin mund të jetë koha për të thënë mjaft. Në moshën 33 -vjeçare, prioritetet e ish-sulmuesit të Realit të Madridit, Napolit, Juventusit e Milanit duket se kanë ndryshuar. Në një intervistë të fundit për argjentinasi la të kuptohet se me përfundimin e kontratës me Inter Miamin do të varë këpucët në gozhdë.

 “Kam një vit tjetër në kontratën time me Inter Miami, pastaj do të bëj një pushim, larg nga futbolli dhe gjithçka”.

Higuain dha një indicie se pasuesi i tij në skuadrën nga Florida mund të jetë pikërisht Lionel Messi, i cili nuk e ka filluar aventurën e tij të re në PSG në mënyrën më të mirë të mundshme:

“Unë nuk dua të krijoj në telashe, nuk e di nëse Leon do të vijë në Miami. Ka nënshkruar për dy vjet me PSG, por klubi e dëshiron. Të shohim çfarë do të ndodhë.”

E sigurt është se Higuain nuk do ta veshë më fanellën e përfaqësueses së Argjentinës:

“Nuk shoh ndonjë mundësinë për rikthimin tim në kombëtare, kam kaluar shumë vite të lodhshme aty. Nuk e kam fare mendjen te përfaqësuesja. Jam në një fazë tjetër të jetës sime, sot përparësia ime është familja. Nuk do të ndryshoja për asgjë në botë për të parë vajzën time duke buzëqeshur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco