Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Conference League: Roma mposht thellë CSKA-në, Bodo Glimt triumfon ndaj Zoryas

Conference League: Roma mposht thellë CSKA-në, Bodo Glimt triumfon ndaj Zoryas

08:55, 17/09/2021

Jose Mourinho ka arritur suksesin  e gjashtë zyrtar  nën drejtimin e Romës. Verdhekuqtë mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 CSKA-në e Sofies, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Conference League.

Roma e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën ndaj bullgarëve, pasi e pa veten në disavantazh  që në minutën e 10’.  Një gabim fatal i mbrojtësit Gianluca Mancini bëri që Carey të dërgonte topin në rrjetën e portës së Rui Patricios.

Megjithatë skuadra italiane reagoi shpejt dhe arriti të përmbys rezultatin që në pjesën e parë, falë golave të Lorenzo Pellegrinit dhe El Sharawit. Pjesa e dytë foli vetëm për verdhekuqtë që shënuan sërish me Lorenzo Pellegrinin, i cili ka dërguar topin në rrjetë 5 herë këtë sezon dhe më pas me Mancinin e Abraham, të cilët vulosën rezultatin 5-1.

Po në grupin C, norvegjezët e Bodo Glimt triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj ukrainasve të Zoryas, në një sfidë ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë, pasi 45-minutëshi i parë përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Partizani i Beogradit triumfoi me rezultatin 0-2 në Qipro ndaj Anorthosisit, çekët e Jablonec mposhtën minimalisht 1-0 rumunët e Cluj dhe danezët e Randers ndanë nga një pikë me holandezët e Alkmaar, falë barazimit 2-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco