PSG shfaq pikat e dobëta, Donnarumma bëhet problem

PSG shfaq pikat e dobëta, Donnarumma bëhet problem

19:31, 16/09/2021

Ka mjaftuar një barazim në transfertën ndaj belgëve të Club Brugge, që te Paris Saint Germain të dalin në pah shumë problematika, një pjesë e të cilave duan zgjidhje të shpejtë, pasi mund të ndikojnë jo pak në ecurinë e skuadrës.

Kështu treshja e ëndrrave Messi-Neymar-Mbappe nuk arritën të lënë gjurmë përballë një rivali modest dhe për më tepër, sulmuesi francez pësoi një dëmtim që mund ta lërë jashtë për disa javë, megjithatë vetëm në ditët e ardhshme do të mund të dalin përgjigjet e ekzaminimeve të specializuara.

Gjithsesi problem për trajnerin Pochettino është fakti që PSG nuk tregoi për asnjë moment se është një skuadër, pasi në fushë mungonin ekuilibrat, ndaj jo më kot Brugge dilte me shumë lehtësi në kundërsulm.

E si të mos mjaftojnë këto, menaxhimi i yjeve është një tjetër problem me të cilin Pochettino pritej të përballej, pasi tashmë Donnarumma është shndërruar në një çështje. Portieri italian ka luajtur vetëm një ndeshje që prej transferimit te PSG-ja dhe burime pranë klubit bëjnë me dije se nuk po i pëlqen aspak fakti që para tij preferohet Keilor Navas.

Tashmë teknikut argjentinas do t’i duhet të përdorë “shkopin dhe karotën”, pasi përveçse duhet të ngrejë zërin ndaj disa prej lojtarëve, duhet të përdorë edhe diplomacinë me të tjerë si Donnarumma, në mënyrë që të mos prishë atmosferën brenda grupit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco