Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Hakimi ëndërron të kthehet tek Real Madrid'

'Hakimi ëndërron të kthehet tek Real Madrid'

12:37, 16/09/2021

Ëndrra e Achraf Hakimit është të kthehet te Reali i Madridit. E thotë Antonio Conte, ish-trajner i Marokenit një sezon më parë, kur të dy ishin pjesë e Interit më Serinë A. Trajneri puljez e njeh mirë 22-vjeçarin, të cilin e konsideron një nga anësorët më të mirë në qarkullim. Hakimi iu bashkua PSG-së gjatë merkatos së verës dhe paratë e siguruara nga shitja e tij u shërbyen zikaltërve për të rregulluar bilancin, por dëshira e tij e madhe nuk ka qenë transferimi në kryeqytetin francez. Në kokën e tij ishte një klub tjetër i madh.

“Ëndrra e Hakimit është të kthehet tek Reali i Madridit. Vitin e kaluar vuajti shumë në të dyja ndeshjet përballë Realit. Në takimin e parë gaboi, por më pas iu përvesh punës dhe u përmirësua shumë.”

Përtej dëshirës së futbollistit, në të ardhmen e afërt duket e pamundur që ai të veshë fanellën e bardhë. Marokeni është përshtatur menjëherë në mekanizmat e lojës së PSG-së dhe Pochettino e konsideron element ky për lojën e skuadrës së tij. Ndoshta pas disa vitesh Florentino Perez mund t’ia plotësojë dëshirën Achrafit për të qenë protagonist në “Santiago Bernabeu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco