VIDEO/ Guardiola i nervozuar me Mahrez dhe Grealish, spanjolli e zbulon pas ndeshjes se çfarë e zemëroi

VIDEO/ Guardiola i nervozuar me Mahrez dhe Grealish, spanjolli e zbulon pas ndeshjes se çfarë e zemëroi

12:03, 16/09/2021

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka zbuluar pse u bërtiti yjeve të tij të skuadrës, Riyad Mahrez dhe Jack Grealish.

Edhe pse Manchester City fitoi me rezultatin 6: 3 kundër Leipzig, dhe në atë moment kishin një avantazh prej dy golash (4: 2), Guardiola ishte jashtëzakonisht i pakënaqur me disa lëvizje të Mahrez dhe Grealish.

Eksperti spanjoll thirri Mahrez pranë vijës së jashtme dhe nisi të bërtiste në fytyrën e futbollistit algjerian.

Mësim iu dha edhe lojtarit më të shtrenjtë në historinë e klubit, Jack Grealish, dhe pas ndeshjes, gazetarët u interesuan për arsyen e një sjelljeje të tillë.

"Unë fola me ta në pjesën e parë për mënyrën sesi duhet të luajmë, por ata nuk e respektuan. Megjithatë, kjo ndodh", tha Guardiola për mediat pas ndeshjes.

Jack Grealish u pyet gjithashtu nga gazetarët për këtë situatë, dhe ai zbuloi diçka më shumë, duke bërë të ditur se ato ishin detyra mbrojtëse.

"Ishte vetëm një detyrë mbrojtëse. Nuk do t'ju zbuloj shumë sepse ndoshta Guardiola do të jetë në kërkim të të njëjtave taktika për fundjavën," thekson lojtari ofensiv i Cityt.

Dueli i ardhshëm për Manchester City është në shtëpi kundër Southampton në raundin e katërt të Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco