Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton 3 pozicione, Kosova sukses historik

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton 3 pozicione, Kosova sukses historik

11:40, 16/09/2021

FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen e kombëtareve në futboll.

Kombëtarja shqiptare ka fituar tre pozicione në tabelën e klasifikimit ku nga vendi i 69 wshtw ngjitur në vendin e 69-të, duke lënë pas Bullgarinë, Izraelin apo edhe Maqedoninë e Veriut.

Image

Kosova ka shënuar rritjen më të lartë në histori, duke fituar gjashtë pozita në renditjen e përgjithshme.“Dardanët” renditeshin në vendin e 115-të, ndërsa tani janë në vendin e 109-të.

Image

Ndërkohë, renditja kryesohet nga Belgjika, ndërsa Anglia ka kaluar Francën, duke u renditur në vendin e tretë. I dyti mbetet Brazili.

Italia, kampionia e Evropës, ngel e pesta përkundër rezultateve të vazhdueshme pozitive dhe rekordit prej 36 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco