Zyrtare/ Leon Goretzka rinovon kontratën me Bayern Munich

Zyrtare/ Leon Goretzka rinovon kontratën me Bayern Munich

10:43, 16/09/2021

Përflitej prej disa javësh, por tani është zyrtare. Leon Goretzka ka rinovuar kontratën me Bayern Munich.

Mesfushorit 26 vjeçar i skadonte kontrata qershorin e ardhshëm, por me rinovimin e saj, ai do të jetë pjesë e bavarezëve deri në vitin 2026.

“Me Bayernin kemi fituar gjithçka që mund të fitohej në tri vitet e fundit. Por është edhe më bukur, sesa të fitosh një titull, t’i përsëritësh këto suksese,” i deklaroi Goretzka për faqen zyrtare të Bayernit.h

Drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic tha: “Jemi shumë të lumtur që Leon Goretzka ka zgjatur kontratën e tij para kohe deri në vitin 2026. Leon aktivizohet rregullisht te Bayerni dhe është shndërruar në fytyrën e këtij ekipi. Jam shumë i lumtur që do të vazhdojmë të punojmë së bashku për pesë vitet e ardhshme, Leoni është një burim energjie brenda dhe jashtë fushës. Ai ka teknikë dhe dinamizëm, është një mesfushor veçanërisht i rrezikshëm dhe mund të vendosë ndeshjet”.                                                                                                                                

Aktualisht janë vetëm dy lojtarë të Bayernit, Niklas Süle dhe Corentin Tolisso janë në skadencë kontrate (qershor 2022). Në verën e vitit 2023, përfundojnë kontratat e kapitenit Manuel Neuer, Robert Leëandoëskit, Thomas Müllerit, Serge Gnabry-t dhe Kingsley Comanit.

.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco