Telashe për Memellin, Skënderbeu me dy mungesa të rëndësishme në sfidën ndaj Partizanit

Telashe për Memellin, Skënderbeu me dy mungesa të rëndësishme në sfidën ndaj Partizanit

10:22, 16/09/2021

Skënderbeu luan ndaj Partizanit ndeshjen e radhës në kampionat.

Pas humbjes kundër Tiranës, korçarët synojnë të marrin një rezultat pozitiv në sfidën ndaj të kuqve.

Në këtë takim delikat bardhekuqtë duhet të bëjnë pa Zguron, i cili është i pezulluar nga kartoni i kuq që mori ndaj bardhebluve. Përveç Zguros, trajneri Memelli i ka bërë llogaritë edhe pa Shalën, vazhdon të mos jetë pjesë integrale e ekipit.

Në kushte të tilla duket se ka filluar të mendojë për zgjidhjen e hapësirave në ekip. Në të majtë të mbrojtjes pritet të spostohet Vrapi, ndërsa Mensahu do të bashkohet me sulmin së bashku me Bismarkun.

Ky është plani i veprimit që po bën Memelli për ndeshjen e radhës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco