VIDEO/ Tifozët e Interit përshëndetën Modriç me duartrokitje, mesfushori i falënderon për ‘momentin special’

VIDEO/ Tifozët e Interit përshëndetën Modriç me duartrokitje, mesfushori i falënderon për ‘momentin special’

09:28, 16/09/2021

Luka Modriç është një nga ata lojtarë, që respektohet nga të gjitha tifozerit e skuadrave pavarësisht se luan për një ekip tjetër.

Me karakterin dhe aftësitë e tij mesfushori ia ka dalë të fitojë simpatinë e të gjithëve. Një gjë e tillë u pa qartë në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme mes Inter dhe Real Madrid, teksa gjatë momentit kur zëvendësohet për ti lënë vendin Kamavingas sheh gjithë “Giuseppe Meazza-n” të duartrokasë në shenjë respekti për të. Një gjest ky që meriton vlerësim.

Pas ndeshjes, Modriç reagoi në Instagram duke falenderuar tifozët e Interit për momentin e veçantë që i rezervuan.

Ndërkohë takimi mes zikaltërve dhe Realit të Madridit është mbyllur me fitoren minimale 0-1 të gjigantëve spanjollë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco