Trajneri i PSG pas barazimit me Club Brugge: U heq kapelen kundërshtarëve, na duhet kohë për t'u bërë ekip

Trajneri i PSG pas barazimit me Club Brugge: U heq kapelen kundërshtarëve, na duhet kohë për t'u bërë ekip

09:02, 16/09/2021

Trajneri i PSG-së Mauricio Pochettino u përpoq të shpjegojë sesi skuadra e tij e superfuqishme nuk arriti të mposhtë Club Brugge në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve duke thënë se yjeve të tij i duhet ende kohë për të luajtur sëbashku.

Pochettino tha pas ndeshjes se askush në klub nuk ishte i kënaqur me barazimin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, dhe vlerësoi kampionët belgë, duke thënë se ata luajtën me guxim dhe treguan më shumë dëshirë gjatë 90 minutave të lojës.

Ai gjithashtu shtoi se duhet kohë që ekipi i tij të luajë dhe të futet në ritmin e duhur.

"Askush nuk është i kënaqur me këtë rezultat, por as me lojën që treguam. Ne erdhëm këtu për të fituar, por në fund dështuam. U heq kapelen Club Brugge, luajtën me guxim dhe treguan më shumë dëshirë se ne. Kundërshtari meritonte një pikë. "tha Pochettino dhe vazhdoi:

"Duhet kohë për të përshtatur, dhe mendoj se është e qartë për të gjithë që nga dita e parë. Ne nuk jemi në harmoni, duhet të punojmë shumë dhe të jemi më mirë në pjesën tjetër të sezonit. Është e nevojshme të bëhesh një ekip, ne kemi një ekip të madh, por ne duhet të gjejmë një strukturë mbrojtëse dhe sulmuese ".

Shtojmë se në ndeshjen e mbrëmshme, Mbappe, Neymar dhe Messi luajtën së bashku për herë të parë që nga minuta e parë. Mbappe doli nga loja në minutën e 51 -të, ndërsa sulmuesi brazilian dhe ai argjentinas luajtën të gjithë ndeshjen.

Ndeshja e radhës e PSG është kundër Lyon në shtëpi, ndërsa në Ligën e Kampionëve do të luajë në shtëpi kundër Manchester City.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco