Përplasja e frikshme mes Hamilton dhe Verstappen, Formula 1 publikon videon e re

Përplasja e frikshme mes Hamilton dhe Verstappen, Formula 1 publikon videon e re

10:16, 15/09/2021

Formula 1 publikoi një video të re të  përplasjes midis Lewis Hamilton dhe Max Verstappen në Monza, ku shihet qartë se sa pranë vdekjes ishte piloti britanik.

Kishte kaluar pak më shumë se gjysma e garës së Çmimit të Madh të Italisë, kur dy rivalët për titullin botëror u gjendën përkrah njëri-tjetrit në një prej kthesave të pistës. Hamilton ishte në bokse, por ia doli të linte pas Verstappen.

Të dy shoferët nuk u dorëzuan, duke e marrë ngushtë kthesën, duke bërë që makina e Verstappen të kërcente rrezikshëm mbi makinën e Hamilton. Ai u ndal praktikisht me gomat që rrotulloheshin në ajër mbi britanikun.

Nga një kamera që filmon 360 gradë e montuar në pjesën e përparme të Mercedes-it të Hamilton, shihet kampioni shtatë herë që lëviz kokën përpara ndërsa Red Bull u përplas në "aureolën" e tij.

Verstappen ishte i pari që doli nga makina, por u kthye sërish tek njëvendëshja dhe tha në radio, "Kështu ndodh kur nuk lë hapësirë".

Kujtojmë që holandezi ka marrë një dënim me tre pozicione në Çmimin e Madh të Rusisë pasi FIA e fajësoi atë për incidentin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco