Leonardo: Ky nuk është viti i fundit i Mbappe-s me fanellën e PSG-së

Leonardo: Ky nuk është viti i fundit i Mbappe-s me fanellën e PSG-së

09:04, 15/09/2021

Pas refuzimit të ofertës së “çmendur” të Real Madrid, PSG rrezikon ta humbas me parametra zero Kylian Mbappe-n në fund të sezonit, duke qenë se i skadon kontrata verën e ardhshme.

Megjithatë, Leonardo, drejtori sportiv i PSG -së, foli për Canal + në telenovelën në lidhje, Mbappe, ku deklaroi me bindje se për sulmuesi 22 vjeçar ky nuk do të jetë viti i fundit me fanellën e parisienëve , teksa ndër të tjera shpjegon edhe lidhjen e fortë të sulmuesit me klubin kryeqytetas.

“Mbappe është në vitin e fundit të kontratës, por e vërteta është që nuk e shoh si vitin e fundit të tij me PSG-në. Lidhja e tij me klubin është shumë e thellë dhe mund të them se sulmuesi është ai që na duhet për të përfaqësuar ekipin, pasi është francez dhe mbi të gjitha, një nga më të mirët në botë. Besoj që do ta gjejmë gjuhën për rinovimin e kontratës”, deklaroi Leonardo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco