VIDEO/ Vrapimi i çmendur i Rudiger bën xhiron e rrjetit, mbrojtësi i lë 'targën' kundërshtarëve

VIDEO/ Vrapimi i çmendur i Rudiger bën xhiron e rrjetit, mbrojtësi i lë 'targën' kundërshtarëve

08:43, 15/09/2021

Chelsea fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Zenit, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League.

Goli i Romelu Lukakut në minutën e 69-të i dha tri pikët skuadrës londineze në një sfidë që në letër shihej e lehtë, por që në fushë rezultoi e kundërta.

Përveç bomberit belg, ai që ra në sy ishte edhe mbrojtësi Rudiger, që i magjepsi të gjithë me shpërthimin e tij, duke depërtuar nga mbrojtja në zonën kundërshtare pa e ndalur njeri, teksa “iu la targën” futbollistëve të Zenitit.

Pasi shmang dy prej mbrojtësve, Rudiger, gjen hapësirën për të goditur, por fatkeqësisht topi shkon jashtë. Një iniciativë fantastike e futbollistit të Chelseat, që fitoi simpatinë e tifozëve vendas:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco