Rekordet unike që u vendosën nga ylli i ri i Gjermanisë, katër penallti në...

Rekordet unike që u vendosën nga ylli i ri i Gjermanisë, katër penallti në...

21:30, 14/09/2021

Ndeshja e sotme në Sevilje mes skuadrës vendase të drejtuar nga Julen Lopetegui dhe RB Salcburgut, ka hyrë në historinë e Ligës së Kampioneve. Aty janë regjistruar disa rekorde mjaft interesante sa u përket penalltive që ishin të shumta.

Takimi u mbyll 1-1 por do të kujtohet jo për rezultatin, por për faktin se që në pjesën e parë të saj u dhanë 4 penallti, si asnjëherë më parë në historinë e këtij turneu, ku deri tani ishin parë vetëm 3 penallti në një ndeshje të vetme. Për më tepër, 3 nga këto penallti ishin për ekipin udhëtues, hera e parë në një ndeshje të aktivitetit më të famshëm për klube në kontinent.

Protagonisti absolut ishte ylli i ri i Gjermanisë, Karim Adejemi, i cili me fanellën e RB Salcburg po tregon se është gati të ndjekë rrugën e emrave të mëdhenj që kanë kaluar nga kjo skuadër në vitet e fundit. Futbollisti 19-vjeçar ishte i pari që fitoi 3 penallti në të njëjtën ndeshje të Ligës së kampioneve dhe gjithçka ndodhi brenda 25 minutave lojë të pjesë së parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco