Mposhtet Mançesteri i Ronaldos, Young Boys ndëshkojnë në fund

Mposhtet Mançesteri i Ronaldos, Young Boys ndëshkojnë në fund

20:57, 14/09/2021

Kanë startuar në orën 18:45, dy sfidat e parë të grupeve, në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. Padyshim që e gjithë vëmendja do të jetë te Mançester Junajtid i Kristiano Ronaldo, që do të zbresë në fushë për t’u përballur ndaj Jang Bojsit në transfertë.

“Djajt e Kuq” kaluan të parët në avantazh në minutën e 13-të, me anë të CR7-tës, ndërkohë që Van Bisaka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të, duke lënë Junajtid me 10 lojtarë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, vendasit përmbysën gjithçka me Ngamaleun dhe Sebatçeun, i cili shtangu anglezët në sekondat e fundit.

Një humbje dramatike kjo për Junajtid, që në total ka humbur 3 nga 5 sfidat e luajtura në total në Zvicër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco