Tre humbje në po kaq ndeshje, shkarkohet trajneri i parë në Serie-A

Tre humbje në po kaq ndeshje, shkarkohet trajneri i parë në Serie-A

11:26, 14/09/2021

Klubi i Veronës ka shkarkuar trajnerin Eusebio Di Francesco pas vetëm tri javësh të luajtura. Ka qenë vetë klubi italian që ka bërë të ditur lajmin për shkarkimin e teknikut të njohur.

Image

Fatale për Di Francescon ishin disfatat ndaj Sasuolos, Interit dhe Bolonjës mbrëmjen e djeshme. Tani për klubin veronez kandidat janë Claudio Ranieri, Maran dhe Jakini dhe ish-juventin Igor Tudor i cili duket më i avantazhuar nga trajnerët e tjerë për të qenë në krye të pankinës së Veronës.

Image

Verdheblutë kanë një tjetër provë force këtë të diele ku do të përballen ndaj Romës së Jose Mourinhos e cila vjen nga një super start të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco