Koeman: Humbja 8-2 me Bayern? Nuk e harrojmë, por është radha jonë...

Koeman: Humbja 8-2 me Bayern? Nuk e harrojmë, por është radha jonë...

10:04, 14/09/2021

Ronald Koeman ka besim se Barcelona e tij mund t’i bëjë keq Bayernit, por thotë se futbollistët duhet ta largojnë nga mendja humbjen e turpshme 8-2. Ai thotë se katalanasit mund të shkojnë shumë larg në këtë kompeticion të Ligës së Kampioneve dhe ka sheshuar mosmarrëveshjet që ka me presidentin Laporta.

STRATEGJIA- “Më e rëndësishme sesa skema është identiteti në fushën e lojës. Nuk mund të humbasim topa në zona të rrezikshme, sepse kundërshtari mund të na bëjë keq. Me topin janë shumë të shpejtë”.

HUMBJA 8-2- “Jemi duke folur për atë që ka ndodhur më shumë sesa 1 vit më parë. Sigurisht që duhet të mos e harrojmë, por të motivohemi për të ndryshuar situatën. Do të jetë një sfidë me intensitet, por mund t’i bëjmë keq Bayernit. Kam besim”.

CHAMPIONS- “Kjo është një pyetje, së cilës nuk i jap dot përgjigje. Pasi të luajmë në këtë kompeticion, do të jap përgjigje se deri ku do të shkojmë. Vitin e kaluar e fitoi Chelsea dhe nuk ishte favorite”.

BAYERNI- “Është një skuadër me kualitete të mëdha individuale. Ka lojtarë me përvojë. Kam besim që do ta rivalizojmë atë dhe shumë të tjera për Champions. Luajmë në shtëpinë tonë dhe kjo është e rëndësishme. Do të përpiqemi të nxjerrim një rezultat pozitiv”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco