Ndarja nga jeta e Ylli Mihalit, reagon ish- trajneri i Kombëtares, De Biasi: Jam shumë i trishtuar, do të kem një mik më pak në Shqipëri

Ndarja nga jeta e Ylli Mihalit, reagon ish- trajneri i Kombëtares, De Biasi: Jam shumë i trishtuar, do të kem një mik më pak në Shqipëri

08:44, 14/09/2021

Ndarja nga jeta fizioterapistit të Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali tronditi mbarë opinionin sportiv e veçanërisht njerëzit të cilët kanë patur fatin të punojnë me të.

Një ndër ta është edhe Gianni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares sonë, i cili shkroi disa rreshta për mikun e tij.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, tekniku italian e kujton Mihalin si një profesionist të vërtetë që i dashuronte ngjyrat kuqezi.

“Jam vërtet i trishtuar për ikjen nga kjo botë e mikut tim Ylli.  Personi që e vlerësova shumë, njerëzisht dhe profesionalisht.  Fiziku i tij i bëshëm fshehu një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën e tij dhe Kombëtaren tonë.

Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do të mbaj praninë tënde të dashur Ylli në zemrën time.  Faleminderit për gjithçka.  PREHU NE PAQE MIKU IM”, ka shkruar ish-trajneri i Kombëtares.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco